Mos vallë përjashtimi i parë në karrierë për Tompsonin është “syri i keq” i Golden Stejtit!

Ka qenë një basketbollist i fortë, që nuk ka ngurruar kurrë të hyjë në duele dhe në luftë, por derisa sot ka qenë më korrekti se kushdo tjetër. Kapiteni i Golden Stejtit, Klej Tompsoni, nuk ishte përjashtuar kurrë nga një ndeshje në NBA, por ja që i ndodhi për herë të parë. Veterani mori “kartonin e kuq” nga arbitrat pas një përplasjeje me yllin e Feniksit, Devin Buker. Të dy lojtarët fillimisht u ndëshkuan me gabim teknik, por Tompsoni doli jo pak nga vetja derisa e përjashtuan. Në dalje nga Arena ai përshëndeti me dorë në formë proteste tifozët e Feniksit. Goldenj Stejti, kampion në fuqi i NBA-së, pësoi humbje të rëndë, 105-134 ndaj një rivali për titull, dhe nisja e sezonit është me 2 fitore e 2 disfata. Shpresa për kalifornianët është që përjashtimi i Tompsonit të mos jetë “syri i keq” apo një “mallkim”.

Sfidanti.al