Vite më parë, ia hoqëm spinën e dritave Realit të Ronaldos në “Qemal Stafa” kur do të luante me liliputët e Gramozit dhe në Spanjë, mediat thanë se kishin përjetuar një ndeshje “të një botë tjetër”. Vjen një ditë, si ajo e djeshmja, dhe Kombëtarja “fantazëm” e Shqipërisë, futet në një “bunker” të Abu Dabit, thonë se kanë dalë në fushë për 90 minuta, thonë edhe ndryshe, vetëm për të fituar 500 mijë dollarë!
Ishalla është e vërtetë që paskemi barazuar 1-1! Në një stadium pa tifozë dhe pa dritën e kamerave, pritej ndonjë rezultat tjetër, më ndjellës në lëmin e basteve, se ky ..paqësori 1-1! Fundja, deri dje, përrallën kuqezi e kemi parë dhe dëgjuar duke qënë dëshmitar vetë në stadiume, këtë herë do të na e tregojnë “nastradinët e mbretit”, se si arritën të merrnin 1 pikë “floriri” në Arabi. ! 1 pikë që kushtonte gjysmë milioni me dollarë, sepse gjysma tjetër..kushedi se ku na pret !
Sfidanti.al