Sarri sulmon mediat për Pjaniç-Artur: E keni mësuar keq publikun!

Ja thotë me të qeshur, por ia thotë, siç shprehet populli, “qesh e ngjesh”. Mauricio Sarri nuk e përmbajti dot veten pa sulmuar “butë” mediat, që sipas tij e kanë mësuar keq publikun vitet e fundit. “Njerëzit duan të dëgjojnë ekskluzivisht lajme për transferimet, për tregun e futbollit, – u shpreh trajneri i Juventusit, – por, mua kjo nuk më le shije të mirë. Nuk është në guston time. Nuk dua të flas për lojtarë që kanë edhe dy muaj për të luajtur me skuadrat ku janë (Pjaniç, Artur), pra le të flasim për këtë, jo se çfarë do të bëjnë në të ardhmen”. Tekniku napolitan theksoi se duhen edhe 2 muaj deri në fillimin e fazës së transferimeve, dhe 3 muaj deri në përfundimin e saj, ndërsa në këta 2-3 muaj Juventusi i tij ka ndeshje të forta për të luajtur, në Serinë A (Lacio, Napoli, Roma, Atalanta), si edhe në Champions, duke nisur me Lionin.

Sfidanti.al