Në Gjermani sulmojnë milionerët e Bundesligës, që nuk duan të punojnë!

Dortmundi vrapoi shumë pak në ndeshjen që e humbi 0-4 me Hofenhajmi në fushën e vet, në javën e fundit të Bundesligës. Statistikat që nuk gabojnë thonë se Borusia vrapoi 7.2 km më pak se miqtë, ndërsa portieri Roman Byrki, deklaroi se “nuk pati dëshirë nga lojtarët tanë”. Edhe tabloidja e djathtë “Bild” detyrohet të bëhet popullore, dhe t’u kujtojë milionerëve të Bundesligës, se qindra mijë punonjës në Gjermani detyrohen të punojnë me kohë të pjesëshme, ose të kenë probleme financiare për shkak të koronavirusit, ndërsa këta “të llastuar” që u lejuan të luanin, ia varin punës edhe pse rroga milionëshe nuk u preket. Në renditjen e turpit është edhe Këlni, që ka vrapuar më pak se të gjithë, dhe po ashtu Shalke.

Sfidanti.al