Për ata që nuk e dinë është rasti që ta mësojnë, ndërsa për ata që nuk duan ta pranojnë, është një gjyq i pashmangshëm me ndërgjegjen. Futbollistët me ngjyrë janë më të goditur nga kritikat, dhe më pak të lavdëruar! Kështu del nga një raport i përpiluar nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) në Angli. Këto gjetje janë publikuar dhe sqarojnë se lojtarët me ngjyrë lëkure të errët marrin 63 për qind të kritikave, ndërsa lojtarët me ngjyrë më të bardhë marrin shumë më tepër lavdërime për zgjuarsinë e tyre apo etikën e punës.
Lojtarët me ngjyrë të errët vlerësohen më shumë për fuqinë fizike dhe shpejtësinë, me 7 herë më shumë komente për të parën, dhe 3 herë më shumë për të dytën. Xhejzën Li, i PFA-së, thotë se “për të shëruar racizmin, duhet të njohim shkallën e përhapjes së tij, ky studim tregon problemin e vërtetë në mënyrën sesi gjykohen lojtarët mbi bazën e ngjyrës së lëkurës”.
Sfidanti.al