Santos nuk e tërheq fanelën me numrin 10: Është amanet I Pelesë!

I ka dalë kundër familjes së legjendës, por duke deklaruar se vendos në emër të vetë “Mbretit”. Santosi ka vendosur që të mos e tërheqë fanelën famëmadhe me numrin 10, të veshur nga Pele gjatë karrierës së tij. Dëshira e familjes së “magjistarit brazilian” ishte që bluza me numrin 10 të tërhiqej, siç kanë bërë shumë klube sidomos në basketbollin amerikan. Gjithsesi, Santosi informon se amaneti I Pelesë ishte që numri 10 të vazhdojë të përdoret.

Sfidanti.al