Donçiç sërish shkruan historinë, rekord në NBA për 5 ndeshje radhazi

Arriti të shënonte 51 pikë dhe të ndihmonte Dallasin që të arrinte një fitore të vështirë në fushën e San Antonios (126-125). Ishte një derbi i Teksasit dhe Luka Donçiç dha një tjetër paraqitje të madhe, nga ato që ndodhin jo shpesh, por që ai po i bën të zakonshme. Për herë të tretënë 5 ndeshjet e fundit, superylli i madh nga Sllovenia shënoi të paktën 50, ndërsa në një ndeshje pati 60 pikë, 21 topa në tabela e 10 asistë. Donçiç është i pari dhe i vetmi basketbollist deri tani në historinë e NBA-së që ka 250 pikë, 50 topa në tabela e 50 asistë në 5 ndeshje radhazi. Dallasi po përfiton nga forma e tij dhe ka 6 fitore radhazi.

Sfidanti.al