Mbrojtësi i qendrës ishte më parë tek Lajpcigu, pra e ka “bredhur” pak Gjermaninë. Tashmë, Dajot Upamekano është “në forcë” tek Bajerni dhe pyetet se përse kaq shumë lojtarë të mirë francezë zgjedhin Mynihun për të vazhduar karrierën. Aktualisht, në “Alianc Arenë” janë Lykas Hernandez, Pavar, vetë Upamekano, Kingsli Koman apo Matis Tel. Më parë, në Mynih kanë luajtur Biksent Lizarazu dhe Frank Riberi, dy legjenda të Francës. “Ne, lojtarët francezë, jemi të stërvitur mirë dhe kemi mentalitet fitues, – thotë Upamekano, – kjo shkon me mentalitetin e Bajernit”.
Sfidanti.al