Ekipi nuk e ka pasur kaq karakteristike këtë gjë, ndonëse nuk ishte një “beton” në mbrojtje. Prapavija e Liverpulit po merr kritika pasi pësoi gol për të gjashtë ndeshje radhazi në Premier Ligë, madje ai i marrë nga Leisteri u duk tepër i lehtë. Qendërmbrojtësi kryesor i ekipit, Virgil Van Dajk, pranon se në ekip do të diskutohet kjo gjë, bashkë me trajnerin Jurgen Klop. “Ka momente kur ne mbrohemi shumë dobët, – tha holandezi, – po ia dalim, por ka gjëra që duhet t’i përmirësojmë dhe do të diskutojmë për këtë. E dimë se mund të luajmë më mirë”.
Sfidanti.al