Me radhë të plota, por me traditë negative, si do t’ia dalë Napoli ndaj Interit?!

Trajneri Luçiano Spaleti nuk dëshiron të shikojë pas krahëve, dhe në fund të fundit nuk i bën mirë. Napoli i tij është në krye të Serisë A me diferencë aspak të keqe me Milanin, por prova e parë e vitit është tepër e vështirë, pikërisht në “San Siro” kundër Interit. Tradita e epokës së presidentit De Laurentis nuk është e mirë pasi me zikaltërit është luajtur dy herë në fillim të vitit dhe të dyja herët kanë qenë humbje. Gjithsesi, ky Napoli sot duket ndryshe, më i fortë. Për më tepër, Spaleti nuk do të ketë probleme me mungesat pasi lojtarët janë gati. Kvarackelia është gati, po ashtu Rrahmani, Deme dhe Meret. Trajneri mund të zgjedhë formacionin më të mirë dhe konkurrenca është e madhe.

Sfidanti.al