Nuk ishte bluza e parë e Argjentinës, ajo e famshmja me vijat bardheblu, por kjo nuk prishi ndonjë punë. Fanela e dytë argjentinase, me ngjyrën blu, e veshur nga Diego Armando Maradona kur shënoi dy golat e famshëm ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, theu çdo rekord sportiv. Kjo ndodhi në ankandin për shitjen e saj, mbajtur në Londër, dhe shifra për të cilën u ble ishte 7 142 500 paundë stërlina, pra afërsist 1.43 milionë paundë stërlina. Kjo do të thotë 8.93 milionë dollarë amerikanë (USD) (apo 8.46 milionë euro), duke thyer rekordet e mëparshme.
Rekordin për shitjen e një suveniri sportiv e mbante dokumenti i shkruar me dorë (manuskript) me autograf, i Manifestit Olimpik të vitit 1892 që u shit në Londër në 2019 për 8.8 milionë USD. Përsa i përket fanelave sportive, rekordin e mbante bluza e lojtarit të bejsbollit amerikan Bejb Ruthit (Babe Ruth), të ekipit Nju Jork Jankis (New York Yankees) që u shit për 5.64 milionë USD gjithashtu në Londër në 2019. Maradona e mbajti fanelën në çerekfinalen ndaj Anglisë në stadiumin “Azteka” të Meksikos, ku shënoi golin me “Dorën e Zotit” dhe pastaj golin me driblim, që cilësohet më i bukuri në historinë e kupave të botës.
Sfidanti.al