“Unë ha atë që më pëlqen, kjo është jeta ime dhe nuk është aspak e komplikuar”. Këto janë fjalët e protagonistit të sezonit në futbollin botëror, Mohamed Salahut, i cili duket se qenka një “prodhim i çuditshëm”, jo sipas recetave të sportit modern. “Sa herë që shkoj në Egjipt më pret gjella jonë tradicionale, kushari, – u shpreh ai për televizionin amerikan CNN, – kjo nuk më ka bërë asnjëherë keq”. Kushari gatuhet me oriz, makarona dhe perime të ndryshme
Natyrisht, “Mo” nuk është nga ata që e shkel me yndyrën, gjërat e skuqura apo mishin e kuq. Profesionizmi ka disa rregulla dhe egjiptiani di që t’i respektojë ato, veçse pa u bërë manjak i dietave, dhe trajneri Jurgen Klop, po ashtu duket se nuk e bezdis. “Nëse nuk e tepron me diçka, ajo nuk të bën keq”, thotë një shprehje e urtë popullore, që mesa duket ekzistoka edhe në Egjipt.
Sfidanti.al