E bënë këtë gjë katër vjet më parë. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me shenjën e shqiponjës me dy krerë ndërsa shënuan golat ndaj Serbisë, veshur me fanelën e Zvicrës. Siç mund të thuhet, dy lojtarëve me origjinë shqiptare u erdhi në derë një sfidë e tillë në Kupën e Botës në Rusi, dhe ata me zotësi dhe fat e shfrytëzuan më së miri. Pati polemika të mëdha pas atyre festimeve, dhe jo vetëm në Serbi, por edhe në Zvicër dhe vetë helvetët duan që të jenë të qetë këtë herë. Siç raporton e përditshmja sportive zvicerane, “Blik”, drejtori i kombëtares, Pierluixhi Tami, i ka paralajmëruar Xhakën dhe Shaqirin që të mos e bëjnë me atë festim nëse do të shënojnë.
Frika është e justifikuar pasi Zvicra dhe Zvicra janë sërish në një grup në fazën finale të Botërorit në Katar, turne që nis në nëntor. “Nuk duam më provokime”, – kanë qenë fjalët e Tamit. Nuk dihet nëse dy yjet zviceranë me origjinë nga Kosova do të mund t’i rezistojnë tundimit, ndërsa kanë arsye familjare dhe etnike për shkak të asaj që ka ndodhur në Kosovë, ku mijëra familje shqiptare janë larguar deri në kohën e sulmit të NATO-s mbi Jugosllavinë e atëhershme në 1999. Natyrisht, të gjithë popujt ballkanikë kanë histori të tilla. Xhaka dhe Shaqiri mbeten sërish yje kryesorë të Zvicrës, madje mesfushori i Arsenalit ka edhe shiritin e kapitenit.
Sfidanti.al