Në një intervistë përpara duelit të Championsit mes Mançester Junajtidit dhe Paris SG, Arsen Venger bëri një vlerësim për skuadrën pariziene. “Aktivizimi i Presnel Kimpembes në mbrojtje është një zgjedhje e rrezikshme, – u shpreh ish-trajneri i Arsenalit, – pasi ai bën shumë gabime”.
Francezi po fliste në “Old Traford”, dhe nënvizoi se “trajneri Tuhel ka marrë një vendim të rëndësishëm (dhe të gabuar) duke mos aktivizuar Markinjosin në mbrojtje, por duke aktivizuar Kimpemben. Kohët e fundit, ai nuk ka qenë bindës sepse është shumë impulsiv dhe bën shumë ndërhyrje të gabuara”.
Ishte pikërisht Kimpembe që preku topin me dorë në fund të ndeshjes së dytë, duke i siguruar Junajtidit penalltinë që i dha kualifikimin. Tifozët anglezë nuk i harruan fjalët e Vengerit. “Don Vengeri e bëri përsëri, shkruante Darreni në Tuiter, – parashikimi i tij ishte i saktë”. “A mund të them se Vengeri ia doli përsëri?” shkruante një tjetër tifoz i Arsenalit, kur Junajtid fitoi penalltinë. “Vengeri tha se Kimpembe ishte hallka e dobët e zinxhirit, rroftë profeti Venger”, – ishte komenti më kuptimplotë.
Sfidanti.al