Po bën mrekullinë, Man.Junajtid i rinovon kontratën Solskjaerit…me gjysmën e pagës së Murinjos

Mancester Junajtid është në momentin më të mirë të sezonit dhe kjo falë Ole Gunar Solskjaer. Me ardhjen e tij në pankinë, skuadra e Djajve të Kuq ka regjistruar një sërë fitoresh në kampionat, ndërkohë që edhe në Ligën e Kampioneve kanë arritur të bëjnë mrekullinë duke eliminuar Paris Sën Zhermenin në 1/8 e finaleve.

Duke parë rezultatet e arritura të Solskjaer që janë dukshëm shumë më të mira se ato të Zhoze Murinjos, Mancester Junajtid më në fund vendosi që të rinovojë kontratën me trajnerin norvegjez. Ajo që të bën përshtypje është se Mancester Junajtid i ka ofruar Solskjaerit një kontratë re me një pagë që është 50% e asaj që merrte Murinjo edhe pse përqindja e fitoreve të tij është 2 herë më e lartë e asaj të portugezit.

Murinjo përfitonte nga kontrata e tij me Mancester Junajtid 15 milionë Paund në sezon, ndërkohë që ajo që Solskjaer do të marrë është 7.5 milionë Euro në vit. Ajo që kuptohet në të gjithë këtë histori është fakti që Solskjaer do ta pranojë këtë ofertë të Mancester Junajtid dhe do të rinovojë me Djajtë e Kuq për të vijuar punën e ëndrrave të tij
Mancester Junajtid ende nuk e ka zyrtarizuar rinovimin, por stafi teknin dhe futbollistët e kësaj skuadre e dinë shumë mirë që është një cështje kohe që norvegjezi të firmosë kontratën e tij të re.

sfidanti.al