Rreth 15 000 anglezë priten në stadium ndaj Francës, disa bileta janë “straosferike”!

Nuk po flasim për tregun e zi kur mund të arrihet në mbi 10 000 paundë stërlina për copë, por për “karta hyrëse” krejtësisht zyrtare dhe me çmimet e vendosura nga organizatorët. Nëse rreth 15 000 tifozë anglezë kanë siguruar bileta për ndeshjen ndaj Francës në çerekfinale të Botërorit, ka ende disa vende të lira tepër luksoze në stadiumin “Al Hor” apo “Al Bajt”. Mediat britanike shkruajnë se flitet për lozha me shërbim ekstra që arrijnë deri në 7 500 paundë stërlina. Nuk dihet nëse dikush do të guxojë t’i prenotojë ato.

Sfidanti.al