Trajneri Mikel Arteta kërkon ende të marrë informacion dhe të dijë saktësisht gjendjen e sulmuesit të tij nga Brazili. Gabriel Zhezus pësoi një dëmtim të rëndë në fazën e grupeve në Botëror, që fillimisht u vlerësua se do ta linte 1 muaj jashtë fushave, ndërsa tani flitet për 3. Arteta, që synon titullin këtë vit me Arsenalin, thotë se do të presë që të sigurohet deri në fund se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e marrë nga Mançester Siti, dhe nëse do të bindet që ai do të mungojë gjatë, atëherë do të jetë i detyruar të shpenzojë për të marrë një tjetër lojtar të nivelit të lartë. Problemi nuk është edhe aq tek paratë, por se çfarë sulmuesi të madh mund të marrësh në janar?!
Sfidanti.al