Njëri nga ata që ka qenë “baba futbollistik” për të, Igor Joviçeviç, e sheh të denjë pikërisht për Realin, edhe pse është vetëm 20 vjeç. Joshko Gvardiol është një nga zbulimet e mëdha të Kupës së Botës, një nga mbrojtësit më të mirë në çdo element, dhe padyshim që kartoni i tij do të rritet ndjeshëm pas kësaj prove. Futbollisti i Lajpcigut në Bundesligë është rritur shumë dhe bën pjesë në formacionin më të mirë të Botërorit deri tani, duke treguar karakter dhe qetësi të habitshme për moshën që ka. Joviçeviç e krahason me Sergio Ramosin, ndërsa thotë se kartoni i tij mund të shkojë deri në 100 milionë euro, pra për të thyer rekordin botëror të një mbrojtësi.
Sfidanti.al