Gjithçka cilësohet “opake”, pra e errët, dhe pikërisht për këto “njolla të errëta” ka nisur një proces që mund të ketë përfundime të rënda për klubin e madhe. Janë plot 22 operacione financiare të Juventusit që prokuroria italiane po heton, ndërsa flitet për një borxh që nuk njihej më parë, prej 13.5 milionë eurosh ndaj të ndjerit Mino Raiola. Interpretimi është se raporti mes Juves dhe Raiolës ka qenë “i errët” lidhur me këto para, që do të thotë se duhet të kenë bërë ndonjë “marifet”.
Sfidanti.al