Ançeloti “tradhëton” Modriçin dhe zgjedh Vinisiusin: Brazili, më i forti!

Nuk ia ka dorëzuar ende kupën e botës pasi e di se në futboll gjithçka mund të ndodhë, por gjithsesi i mendon se favoritët kryesorë. Brazilianët janë për Karlo Ançelotin ata që mendohen të parët për të fituar Botërorin, ndërsa disa orë më vonë do të luajnë ndaj Kroacisë në çerekfinale, e trajneri i Realit zgjedh së pari Vinisiusin e Rodrigon dhe pastaj Modriçin. “Brazili është skuadra më e kompletuar, – thotë trajneri i Realit, – ka cilësi, freski, ka përvojë në momentet kyç të ndeshjes që mund të bëjnë diferencën”. Gjithsesi, Ançeloti thotë se Anglia e bën shumë kureshtar, dhe thotë se problemi i vetëm i saj është mentaliteti.

Sfidanti.al