Grupet e Championsit, “kafshatë” tepër e madhe për vajzat e Vllaznisë!

Meshkujt shqiptarë ende nuk i kanë provuar këto nivele, ndonëse Skënderbeu ia doli të shkonte dy herë në Ligën e Europës, ndërsa sot ekipet ballkanase duhet ta kenë nder që të jenë në Ligën e Konferencës. i tillë ndryshimi i futbollit të ekipeve të klubeve në kontinentin tonë, ndërsa vajzat e Vllaznisë po e provojnë se cila është diferenca me elitën e futbollit. Pasi realizuan diçka të jashtëzakonshme si kualifikimin në fazën e grupeve në Champions për femra, ato nuk po mundin të shënojnë qoftë edhe një gol, ndërsa në 4 përballje kanë humbur po 4 dhe kanë pësuar 19 gola! E fundit, 0-4 ndaj Paris SG në “Loro Boriçi” mbrëmjen e djeshme. Dikur, pas finales së Kupës së Pavarësisë, trajneri i Prishtinës u shpreh pas humbjes me Kukësin se “nuk mund të luftohet me Amerikën”. Sot, i takon ekipit të trajnerit Leka që të luftojnë me “Amerikën” në Championsin e femrave.

Sfidanti.al