Shpesh njerëzit bëjnë deklarata dhe krahasime pa u menduar gjatë se mund të ketë ndonjë pasojë. Nuk është ky fundi i botës, sepse janë gjëra që ndodhin, dhe diçka të tillë e ka problem trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç. Nënkampioni i botës u shpreh pas fitores me penallti në Botëror ndaj Japonisë së “futbolli nuk është patinazh artistik”. Këto fjalë nuk i pëlqyen aspak sekretares së Federatës Kroate të Patinazhit Artistik”, Melita Juratekut, e cila reagoi dhe tha se “fjalët e Daliçit janë mungesë respekti për sportin tonë”. Trajneri i kombëtares atëherë u detyrua të thoshte se “nuk e pata synim të ofendoja këtë sport që është shumë i bukur, por thjesht doja të thosha se futbolli ka rregulla të tjera, veçse kërkoj falje nëse i kam ofenduar”. Në prag të çerekfinales së Botërorit, ndërsa trajneri i Brazilit duhet të merret me vallëzimin e lojtarëve të tij, Daliç ka problem patinazhin artistik.
Sfidanti.al