Le ta besojmë sepse në fund të fundit është fjala e një kampioni të madh. Kristiano Ronaldo ka vendosur që të mos largohet nga “shtëpia”. Portugezi, sipas mediave italiane, do të qendrojë tek Juventusi me synimin për të fituar së bashku. “Në 25 korrik vij në Kortinasa, – u paska thënë ai drejtuesve të klubit, – synimi është të fitojmë. Na duhet titulli kampion, Kupa e Italisë, Championsi, por edhe Superkupa e Italisë”. Objektivi i Ronaldos është që të stabilizohet në Itali për disa kohë dhe të rinovojë kontratën deri në 2023 sipas stilit të Mesit.
Sfidanti.al