Me Zhirunë bëhen 6 “goditje”, Milani harron Donarumën e “Çalhën”!

“Kartagjena” ka rënë ndjeshëm, kur vjen puna që ky klub i madh dikur i rekordeve, gëzohet që shpenzon 1 milionë euro për një sulmues 34-vjeçar si Olivie Zhiru. Gjithsesi, Milani nuk duhet të mendojë për kohët e arta, por për mënyrën sesi mund të ngjitet sërish drejt lavdisë. Largimi i Xhanluixhi Bonarumës dhe Çalhanoglusë ishte një goditje e rëndë për prestigjin dhe moralin, por sidoqoftë drejtuesit kanë arritur të rreshtojnë 6 blerje. Shpenzimi ka arritur në 60 milionë euro, një shifër e madhe për kohën e sotme. Duke pasur në ekip Ibrahimoviçin, Tonalin, Benaserin, Kastijehon, Leaon, Teo Hernandezin e të tjerët, ekipi i Piolit duhet të jetë gati të paktën për të zënë vend sërish në zonën Champions.

Sfidanti.al