Ronaldo, pse habitesh me “sensin e biznesit” të Florentino Perezit?!

Më në fund, tregoi të vërtetën “lakuriq”, pra se çfarë mendon për ish-punëdhënësin e tij. Kristiano Ronaldo i “qendisi” një karakteristikë aspak për t’u pasur zili, Florentino Perezit, presidentit të Realit të Madridit, duke e quajtur një njeri pa zemër, veçse habia është se përse portugezi qenka çuditur kaq shumë.

“Perez më shikonte gjithnjë vetëm me syrin e “malli”, të një raporti biznesi, dhe asgjë nga ato që bëri për mua, nuk e bëri me zemër”, – ishin fjalët e CR7-ës. Jo vetëm Perez, që njihet si njeri thjesht tregtar, por besohet shumica e miliarderëve që kanë marrë klubet e futbollit, i shikojnë edhe yjet e tyre më të mëdhenj, si mallrat që duhen vendosur në vitrinën e shitoreve për të rritur fitimet.

Edhe pse tek Juventusi mund t’i kenë thënë disa fjalë paksa ndryshe për “familjen”, sërish mbetet një “familje biznesi”, dhe FIAT-i bëri llogarinë sesa makina mund të shiste më shumë duke pasur si imazh pikërisht Ronaldon.

Sfidanti.al