Nuk ka qenë e lehtë në çdo etapë, por kjo që po kalon i duket shumë pozitive. Kristiano Ronaldos ka nisur t’i pëlqejë Juventusi dhe nuk mendon aspak të largohet pa përmbushur kontratën 3-vjeçare, e meritën kryesore për këtë e ka njeriu i stolit. Mauricio Sarri u mor nga Juvja pikërisht për futbollin e bukur, dhe duket se po ia del, diçka që CR7-ta nuk ngurron ta thotë.
“Ne kemi ndryshuar me Sarrin dhe jemi përmirësuan, – deklaroi ai para ndeshjes së Championsit, – unë kam më shumë liri në fushë. Jemi shumë më mirë, edhe pse ka ende gjëra për t’u rregulluar, veçse unë jam shumë i lumtur”. Një kritikë indirekte për ish-trajnerin Masimiliano Alegri, që cilësohej si pak më shumë italianist se Sarri. “Ne bëmë një punë të madhe me Alegrin, por me Sarrin jemi përmirësuar edhe më shumë, – theksoi Ronaldo, – pozicioni im ka ndryshuar disi. Unë dua të jem aty ku ndihem më mirë, dua që të kem më shumë liri”.
Sfidanti.al