Çfarë sprove për yllin e ri të NBA-së, Zion Uilliamson dy muaj pushim

Ndodh edhe kështu, por përse që në fillim. Basketbolli amerikan nuk do ta ketë për disa javë në parket, atë që cilësohet si ylli më i madh i së ardhmes (së afërt). Zion Uilliamson, lojtar i ardhur këtë vit me zgjedhje, dhe që ka fanelën e Nju Orlinsit pësoi një dëmtim në gju, dhe kjo do ta bëjë të mungojë për nja dy muaj. Uilliamson ishte kureshtja e re e NBA-së, dhe e justifikoi pritshmërinë, pasi në 4 ndeshje realizoi mesatarisht 23.3 pikë për ndeshje, dhe pati saktësi nga loja prej 71.4 gjuajtjeve. Dëmtimi i tij i prish shumë punë Nju Orlinsit, që shpresonte që me Uilliamsonin të zëvendësonte yllin e mëparshëm, Dejvis, që u largua për tek Los Anxhelos Lejkërsat, në krah të Lebron Xhejmsit.

Sfidanti.al