Duket se ata që zgjedhin yjet për trofetë individualë, mund të kenë harruar se Kupa e Botës u luajt vjet, jo këtë verë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që portieri i Francës dhe i Totenhemit, Hugo Joris, të jetë një nga 30 lojtarët e përzgjedhur si kandidatë për çmimin e Topit të Artë të “Frans Futbollit”. Në listë bëjnë pjesë Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, si dhe 7 futbollistë të Liverpulit, që dolën kampionë të Europës, veçse aty nuk pati vend për “magjistarin” kroat, Luka Modriç.
Që pas përfundimit të Botërorit, Modriç nuk ishte në nivelin e duhur me Realin, duke zhvilluar një sezon anonym. Ai sërish ka probleme dëmtimesh. Joris është kritikuar se ka bërë mjaft gabime këto kohë, pavarësisht se doli kampion i botës me Francën. Premier Liga, ndërkaq, ka gjysmën e lojtarëve në listën e zgjeruar të “Frans Futbolit”, plot 15 ku bien më shumë 7 lojtarët liverpulas si Alison, Van Dajk, Aleksandër-Arnold, Vajnaldum, Mane, Firmino e Salah.
Sfidanti.al