Nuk dihet nëse fjala “përdhunim” duhet shkruajtur brenda apo jashtë thonjëzave. Në një kohë kur akuzat janë bërë edhe për presidentin amerikan, Tramp, apo për kandidatin për prokuror të përgjithshëm në SHBA, Kristiano Ronaldo nuk dëshiron të pranojë një “menu” të tillë. Ylli portugez pritet të hedhë në gjyq revistën gjermane, “Der Shpigel” për një artikull ku flitej për një përdhunim që Kristiano i ka bërë një femre amerikane me emrin Katrin Majorga (Kathryn Mayorga).
“Der Shpigel” shkruajti edhe që ylli i Juventusit (atëherë me Realin), i pagoi gruas 375 000 USD në mënyrë që ajo të heshtte. Ngjarja, sipas medias gjermane ka ndodhur në vitin 2009, ndërsa CR7-ta foli me gojën e agjentit të tij dhe të avokatit, duke deklaruar se do të kërkonte dëmshpërblim për prishje të imazhit.
Sfidanti.al