Ishin vetëm 166 heronj, të cilët vendosën ta ndiqnin ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen më të largët në Ligën e Konferencës, atë në fushën e Bodo Glimtit në Norvegji. Për këta 166 besnikë, klubi i Romës ka vendosur që të garantojë biletën për finalen e Ligës së Konferencës që zhvillohet në “Arenën Air Albania” të Tiranës në 25 maj. Sakrifica e tyre ishte e madhe sepse distanca ajrore e Romës me Bodo Glimtin është mbi 2 800 km (saktësisht 2 824), dhe vajtje-ardhje i bie gati 5 650 kilometra, një lodhje vërtet e madhe edhe pse rruga është bërë me avion. Për ndonjë “të çmendur” që ka shkuar me makinë apo me autobus, rruga vajtje-ardhje ka qenë mbi 8 000 km. Në total, Roma do të ketë rreth 5 000 bileta për ndeshjen e Tiranës ndaj Fejënordit holandez.
Sfidanti.al