Veterani 70-vjeçar, që nuk dihet nëse do të kthehet më në stol, ishte i pranishëm në stadiumin “Olimpiko”, pikërisht në qytetin e tij të Romës. Aty, Klaudio Ranieri, po ndiqtë gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Konferencës mes Romës vendase dhe Leisterit të Anglisë, që për koincidencë janë dy nga ekipet që ai ka drejtuar në karrierë. Me kryeqytetasit italianë ai punoi në vitet 2009-2011 dhe në 2019, ndërsa me Leisterin ishte në 2015-2017 duke fituar titullin kampion në 2016, cilësuar si një nga të papriturat më të mëdha të futbollit anglez. Në minutën e 53-të, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë në një brohoritje për të, dhe u bënë bashkë tifozët e Romës me ata të Leisterit. Ranieri u duk shumë i emocionuar, ndërsa përpara ndeshjes kishte deklaruar se do të mbështeste Romën, ekipin e tij të zemrës që kur ishte fëmijë, edhe pse Leisteri mbetet i shtrenjtë për të.
Sfidanti.al