Tifozët e tenisit kishin dy vite që e prisnin. Dy prej të mëdhenjve të tjerë të vjetër, Federer e Nadal u kthyen dhe fituan Grand Sleme, ndërsa Gjokoviç ende jo. Sidoqoftë, “i duruari, i fituari”, dhe ata që ruajtën besimin, u shpërblyen.
Novak Gjokoviç fitoi Uimbëlldonin, duke qenë për herë të parë që nga 2016-ta, në një finale të madhëe, e duke fituar Grand Slemin. Suksesi përfundimtar ishte 3-0 ndaj Kevin Andersonit të Afrikës së Jugut (6-2, 6-2, 7-6). “Antipasta” ishte suksesi epik në gjysmëfinale ndaj Rafael Nadalit (3-2).
Ky ishte Grand Slemi i 13-të për tenistin serb, që mbetet prapa Federerit (20), Nadalit (17) dhe Sampasit (14), dhe që besohet se do të jetë favoriti për Çmimin e Madh US Open gjatë verës. Ishte edhe fitorja e katërt në Uimbëlldon.
“Jam shumë i emocionuar, – tha ai pas ndeshjes, – sepse për herë të parë ishte dikush që thërriste “babi, babi”. Ai nuk u lejua në tribunë për shkak të moshës, por e ndoqi babain e tij. Shpresoj që të më ketë parë, ndërsa mbaja trofeun. Jam shumë i emocionuar”.
Sfidanti.al