Reali ka gjetur pasardhësin e Pepes: Po vjen një “kafshë” e re nga Bundesliga

Sapo filluan që të qarkullojnë lajmet për largimin e Pepes nga Reali i Madridit, erdhën edhe lajmet për pasardhësin e tij të mundshëm. Fjala është për futbollistin Hesus Valjeho që luan, në formë huaje, me Aintrahtin e Frankfurtit. Futbollisti brazilian me pashaportë portugeze (Pepe) do të luajë me Realin deri në fund të këtij sezoni dhe, më pas, ka shumë të ngjarë, që ai të shkojë në Kinë. Mediume spanjollë, të afërt me Realin, këto kohët e fundit, po merren me çështjen e pasardhësit të tij. Përmenden emrat e Markinjosit të PSZH-së dhe të Himenezit të Atletiko së Madridit, por ka mundësi që trajneri i Realit, Zinedin Zidane, në vend të këtyre përforcimeve që kushtojnë shtrenjtë, t’i kthehet futbollistit të vet që luan nën drejtimin e trajnerit kroat Niko Kovaç.

Valjeho gëzon një formë të shkëlqyer, gjatë këtij sezoni, ndërkohë që klubi i tij e mbylli pjesën e parë të Bundesligës në vendin e katërt me vetëm 12 gola të pësuar dhe një meritë të madhe për situatën, në të cilën ndodhet ky ekip gjerman, ka edhe Valjeho që, brenda një kohe të shkurtër, është bërë një nga lojtarët kryesorë të Aintrahtit. Ka shumë mundësi që, në fund të sezonit, ky futbollist të shfaqet në “Santiago Bernabe”, dmth, kur edhe Pepe të largohet zyrtarisht nga klubi “mbretëror”. Ky futbollist i ri nga Saragosa, në fillim të vitit të ardhshëm, do të mbushë 20 vjeç dhe Zizu sheh tek ai një zëvendësues ideal, në funksion të dyshes Serhio Ramos – Rafael Varan.

Sfidanti.al