Kinezët pa limite, Tevez do të përfitojë rreth 36 mijë euro në orë

Tashmë ka përfunduar operacioni dhe sulmuesi argjentinas Karlos Tevez do të jetë pjesë e  skuadrës kineze, Shanghai Shenhua. Ndërkohë që sulmuesi është bërë edhe futbollisti më i paguar në botë, madje shifrat që do të përfitujë në Azi janë vërtetë të palogjikshme. Së fundi është publikuar, se paga vjetore e Tevez do të jetë 34.4 milionë paund, ose e thënë ndryshe 40.32 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas do të përfitojë brenda një minute rreth 76 euro, ndërsa në një ore 45864 euro. Si futbollist i Shangait ai do të ketë në llogarinë e tij 110214 euro më shumë, në fund të ditës. Për të mbajtur sulmuesin argjentinas, klubi kinez do të jetë i detyruar të paguajë 771498 euro në javë, ose një pagë mujore prej diçka më shumë se 3 milionë e 346 mijë euro. Me kontratën e re, Karlos Tevez do të jetë absolutisht lojtari më i paguar në botë, madje me një diferencë të dukshme nga ndjekësi më i afërt.