Reali “i copëtuar” drejt Majorkës, Hazar është mungesa më e fundit

Luhet në orën 21:00 dhe duhet fitorja për t’u kthyer sërish në krye, veçse nuk do të jetë aq e lehtë. Majorka mund të mos jetë rivali më i fortë i Realit, edhe kur luan në fushën e vet, në ishullin në mes të detit, por gjërat ndryshojnë nëse madrilenët kanë mungesa. Rasti është pikërisht i tillë, pasi trajneri Zinedin Zidan do të ketë të paktën 7 lojtarë të pamundur për duelin e sotëm, ndërsa një emër i njohur është lënë jashtë.

Diheshin që më parë që nuk do të ishin Garet Bejl, Modriç, Kros, Lukas Vaskez, Naço dhe Asensio, ndërsa trajneri la jashtë ekipit edhe mbrojtësin e kombëtares, Dani Karvahal. Kjo për shkak mbilodhjeje. Listës së mungesave iu shtua edhe ai që mund të quhet lojtari kryesor, apo talenti kryesor si Eden Hazar. Superylli belg u detyrua të braktiste skuadrën sepse mori lajmin se u bë baba për të katërtën herë.

Sfidanti.al