Një portugez mallkon “paketën e Krishtlindjeve” në Premier Ligë!

Skuadra e tij do të duhet të luajë në fare pak kohë me dy ekipet më të mirë të kampionatit, dhe trajneri i saj nuk deshi ta mbante gojën mbyllur. Nunjo Espirito Sante, tekniku i Uolvesit, sulmoi ashpër mënyrën sesi është përpiluar periudha festive e ndeshjeve në Premier Ligë në datat 27-29 dhjetor, ndërsa do të ketë vetëm 44 orë e 45 minuta diferencë kohore mes sfidës së Uolvesit ndaj Mançester Sitit, dhe asaj ndaj Liverpulit.

“Kjo është një çmenduri, – tha portugezi, – një absurditet, ne jemi skuadra më e dënuar për Krishtlindje. Kemi luajtur, që tani, më shumë ndeshje se gjithë të tjerët (për shkak të Ligës së Europës), dhe ja ku na dënojnë duke pasur vetëm 45 orë për t’u përgatitur mes dy ndeshjeve të tilla. Sa herë e mendoj, aq herë nxjerr përfundimin se është absurde. Mesa duket, ata që vendosin nuk e kanë idenë se çfarë ndikimi ka kjo tek fiziku i lojtarëve. Është e pamundur të luhen dy ndeshje të tilla në 45 orë, duhet t’i mbrojmë lojtarët”. Nuk dihet nëse Premier Liga do të reagojë e do të ndryshojë kalendarin.

Sfidanti.al