Edhe Mesi duket se po dorëzohet për ardhjen e Nejmarit

Gjatë verës u bë nxitësi kryesor i transferimit të madh, por dështoi. Doli “huq” Barcelona, por edhe Lionel Mesi me dëshirën për të marrë sërish Nejmarin, dhe braziliani mbeti në Paris, ndërsa argjentinasi duket se është dorëzuar përfundimisht. Kapiteni katalanas pohoi se do të jetë shumë e vështirë që Nejmar të vijë sërish në “Kamp Nou”, duke pasur parasysh të gjithë shkaqet.

“Nuk është e lehtë ta marrësh Nejmarin, – tha Mesi, – së pari, sepse është e vështirë të bindësh Paris SG, dhe e dyta për mënyrën sesi ai u largua. Ka njerëz në klub dhe anëtarë të klubit që nuk duan që ai të kthehet. Po të ishte në anën sportive, Nejmari është një nga më të mirët në botë, por unë i kuptoj edhe arsyet e të tjerëve”. Një reflektim nga ana e legjendës 32-vjeçare, që gjatë verës e kërkoi me ngulm brazilianin, por që duket më i qartë në lidhje me realitetin.

Sfidanti.al