Rafael Nadal mund të mos luajë në “Rolan Garos”

Zërat kanë dalë dhe legjenda spanjolle do të mbajë një konferencë për shtyp për të thënë diçka, ndonëse nuk ka sqaruar aspak se për çfarë bëhet fjalë. Rafael Nadali mund të mos luajë në “Rolan Garos” këtë vit, me Grand Slemin parizien që nis pas një jave. Veterani 36-vjeçar ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur që nga Australian Openi në janar, duke hequr dorë nga shumë turne. Nëse Nadal do të deklaronte tërheqjen nga “Rolan Garosi”, ky do të ishte një lajm i jashtëzakonshëm dhe shumë i keq. Legjenda ka dominuar në Paris më shumë se çdo tenist tjetër në çdo Grand Slem, që kur këto turne nisën në 1880, duke fituar 14 tituj në Francë, e duke pasur bilancin 112 fitore e vetëm 3 humbje në 18 pjesëmarrje.

Sfidanti.al