Kristjan Asllani, shqiptari i parë në finalen e Championsit

Do të vinte një ditë që do të ndodhte, dhe ja ku jemi. Vendi ynë e ka një futbollist në një finale të madhe siç është kjo e Championsit, dhe flasim për një lojtar që i përket prindërve shqiptarë dhe që luan për kombëtaren kuqezi. Kristjan Asllani është ky futbollist pasi Interi eliminoi Milanin në gjysmëfinale dhe do të shkojë në sfidën për titull në Stamboll. Në 2013, në radhët e Bajernit dhe në 2019 për Liverpulin, luajti Xherdan Shaqiri, shqiptar, por futbollist i Zvicrës.

Sfidanti.al