Një ngjarje e rëndë ndodhi në prag të derbit të kryeqytetit mes Tiranës e Partizanit. Disa tifozë të skuadrës së kuqe sulmuan autobusin e ekipit bardheblu, ndërsa ai po i afrohej “Arenës Air Albania”. Autobusi i Tiranës u godit me gurë e sende të tjera të forta dhe pati thyerje xhamash, duke rrezikuar edhe shëndetin e futbollistëve dhe stafit teknik që ndodheshin brenda tij. Ky incident ndodhi pavarësisht pranisë së policisë jashtë stadiumit, që kishte për detyrë të ruante sigurinë. Për fat, nuk pati lëndime të lojtarëve tiranas, por gjithsesi ky sulm rrit shqetësimin për sigurinë e skuadrave të futbollit në prag të ndeshjeve të tilla derbi.
Gjithsesi, as këto situata krejt të papëlqyera, duken “lëng molle” në krahasim me egërsinë, dhunën, sherret dhe ofendimet gjatë fushatës elektorale, ku nuk janë lënë fjalë të rënda pa u thënë për kundërshtarët politikë, ku nuk munguan arrestimet, kërcënimet, dhe gjakosjet, pa harruar tentativat për të përvetësuar votat gjatë procesit, duke “ndihmuar” qytetarët që të votonin, apo me anë të votimit familjar.
Sfidantial