U desh të kalonin 19 vjet që Turneu i Hapur i Italisë të mos kishte në finale njërin nga dy gjigandët. Rafael Nadali dhe Novak Gjokoviçi kanë qenë dominuesit e “Italian Openit” në Romë dhe kanë qenë në finale (ose njëri, ose tjetri), por këtë vit nuk është kështu. Nadali nuk mori pjesë në këtë sezon për shkak dëmtimi, ndërsa Nole u eliminua në çerekfinale nga norvegjezi Holer Rune. Tenisti 20-vjeçar arriti fitoren e dytë radhazi ndaj superyllit serb, 2-1 me sete dhe me rezultatin 6-2, 4-6 e 6-2, pra duke luajtur shumë më mirë sesa rivali i madh.
Sfidanti.al