Shabi Alonso, gati të japë 15 milionë euro për Granit Xhakën

Mesfushori shqiptar i Zvicrës do të ketë të ardhmen sërish në Gjermani. Ende nuk është vendosur, por gjasat janë që ai të shkojë tek Bajeri i Leverkusenit, pasi trajneri Shabi Alonso është gati të paguajë për ta pasur në ekip. Mediat shkruajnë se ish-mesfushori bask do t’i paguante Arsenalit 15 milionë euro për kapitenin e “helvetëve”, i cili mund të nënshkruante kontratë 45-vjeçare me klubin gjerman. Në të kaluarën, Xhaka 30-vjeçar ka luajtur në Bundesligë për Borusian e Mynshengladbahut, ndërsa tek Arsenali ka gati 300 ndeshje në 7 vjet.

Sfidanti.al