Është një grup prej 33 investuesish që kanë një ëndërr, atë që Kalifornia të bëjë pjesë, më në fund, në hartën e futbollit të femrave në SHBA. Në këtë grup janë edhe aktoret e Hollivudit, Eva Longoria, Natali Portman, Xhenifer Garner, por edhe Xhesika Çastein (Chastain). Nuk mungojnë njerëz të tillë si kampionia e tenisit, Serena Uilliams, ish-yjet e kombëtares amerikane Maja Ham (Mia Hamm) e Ejbi Uambah, si dhe Kejra Nortman. Skuadra do të quhet “Qyteti Ëngjëll” (Angel City – Ejnxhël Siti). Skuadra e re, që pritet të jetë në Ligën e Futbollit të Femrave në 2022, po shikohet me sy shumë të mirë, pasi aksionerët janë të profileve nga më të ndryshme, të moshave po ashtu të ndryshme, të të dyja gjinive, dhe me ngjyrë të ndryshme lëkure, përveçse janë aktivistë për të drejtat e njeriut.
Sfidanti.al