Rumenige thotë se për rrogat e yjeve “dielli nuk shkëlqen aq shumë”!

Si mund ta quajmë momentin më të mirë të mundshëm në futboll? Aq që bëhet fjalë, pavarësisht se sezoni po mbyllet me sukses dhe trofetë po dorëzohen. Këtë e ka shumë të qartë shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hajnc Rumenige, por ndoshta nuk e dinë aq mirë disa nga lojtarët dhe këshilltarët e tyre. Rumenige e tha hapur këtë, në konferencën për shtyp me Leroi Sanenë, por me temën që u zhvendos në tjetër vend. David Alaba? “Ne duam që ai të rrijë në ekipin ku ka luajtur për 12 vjet, – tha “Kalle”, – na vjen mirë që ai thotë se e imagjinon se mund të vazhdojë në Mynih. Këto kohë shifrat e transferimeve janë ulur ndjeshëm, por ka nga ata që mendojnë se për rrogat e lojtarëve dielli vazhdon të shkëlqejë fort. Nuk është kështu”.

Rumenige thotë se “kemi folur me letra të hapura” dhe se i përket Alabës të vendosë. Tiago Alkantara duket se do të largohet dhe Rumenige thotë se “ai duket se e ka ndarë mendjen, dhe ka marrë një vendim”. Tiago ka folur me klubin dhe i ka thënë se dëshiron të bëjë diçka të veçantë, ndonëse shefi ekzekutiv thotë se “në Champions ne mund të mbështetemi tek ai”. Në fund, Rumenige bëri të qartë se “Bajerni nuk do të bëjë transferime verore për shkak të koronës”.

Sfidanti.al