Çfarë ishte i ati për Nurmagomedovin? Baba, shok, vëlla e trajner!

Kanë kaluar më shumë se e javë nga momenti i tmerrshëm i 3 korrikut të këtij viti. Është e rëndë për një njeri që provojë vdekjen e prindit, në këtë rast të një babai, sidomos të një të tilli, me të cilin të ishe aq i lidhur si njeri dhe si profesionist. Nuk ishte aspak e lehtë për Habib Nurmagomedovin, kampionin absolut të peshave të lehta të arteve të përziera marciale (MMA). Babai i tij, Abdulmanapi u shua nga komplikacionet që i solli koronavirusi, dhe Habibi foli më në fund për herë të parë pas 22 ditësh.

“Do të më mungosh shumë baba, – shkruajti ai në rrjetet sociale, – ti ishte baba, shok, vëlla dhe trajner për mua, të gjitha këto të mishëruara në një njeri të vetëm. Ti më mësova thuajse gjithçka që di dhe që kam, shpresoj që të jesh kënaqur me mua. Në fund të fundit, kënaqësia e prindit, është vetë kënaqësia e Zotit (Allahut)!”

Sfidanti.al