PSG mund të thyejë rekordin e Bajernit dhe Romës

Natyrisht, luan në një kampionat më të lehtë, edhe pse nuk mund të thuhet se është në pozita shumë më të ndryshme sesa Bajerni. Paris SG, ndërkaq, po e shfrytëzon më së miri epërsinë dërrmuese në kampionatin francez, duke arritur edhe fitoren e 10-të radhazi, pas “mandatës” 5-0 që i dha Amienit.

Kilian Mbape, Markinjos, Rabio, Draksler dhe Diabi shënuan golat për skuadrën e trajnerit Tuhel që kështu barazoi rekordin europian të fillimit më të mirë të sezonit në një nga ligat kryesore. Bajerni i Guardiolës kishte arritur po 10 fitore radhazi në 2015-2016, ndërsa rekordin fillestar e pat vendosur Roma e Rudi Garsisë me 10 triumfe të pandërprera në 2014-2015. PSG ka mundësi të bëhet rekordmen i vetëm, nëse fiton ndeshjen e radhës, edhe pse ajo do të jetë me “spec”, në 28 tetot në fushën e Olimpikut të Marsejës.

Sfidanti.al