Dorezat e Nojerit nuk mund ta pengojnë ëndrrën e Ter Shtegenit

Ndaj Seviljes luajti vërtet si portieri më i mirë në botë. Mark Andre Ter Shtegen ruajti në mënyrë heroike portën e Barcelonës, në një fitore që u duk e lehtë, 4-2, por që ishte ndryshe. Sidomos pas dëmtimit të Mesit, portieri gjerman u desh të kapërcente edhe veten për të mbrojtur rrjetën e portës.

Gjithsesi, forma e jashtëzakonshme dhe fakti se është titullar tek Barcelona nuk mjafton ende që trajneri Joakim Lëv “të prishet” me Manuel Nojerin. Trajneri i Gjermanisë vazhdon t’i besojë “gardianit” të Bajernit, edhe pse ky nuk ka qenë në formë, dhe ka qenë i dëmtuar deri në maj. Gjithsesi, me diferencën në formë mes të dyve, besohet se shpejt a vonë Lëvi do të ndryshojë mendje. “Dorezat” e Nojerit nuk mund ta ndalojnë njeriun e prerë për të mbrojtur portën e Gjermanisë.

Sfidanti.al