Paris Sën Zhermen po fitn gjithnjë e më shumë popullaritet në Francë. Sipas një sondazhi të publikuar nga RTL, ky popullaritet i kampionëve të Francës është rritur me 9 pikë duke shkuar në 43%, ndërkohë që një sondazh tjetër është bërë edhe për vetë skuadrën kampione të Francës.
Këtu ajo që bie në sy është fakti se Kilian Mbape është futbollisti më i preferuar i francezëve për sa i përket PSG. sulmuesi 19 vjecar, kampion bote me Blutë e Francës është dominues në këtë sondazh ku rezulton se ai ka 61% të preferencave duke i lënë shumë prapa dy shokët e tij të skuadrës në repartin e sulmit Nejmar e Kavani që kanë respektivisht 9 dhe 7% të preferencave
Paris Sën Zhermeni nën drejtimin e karlos Tuhel e ka nisur sezonin e ri në Ligue 1 në mënyrë perfekte me 10 fitore në 10 ndeshjet e pare dhe është e shkëputur me 8 pikë nga Lilë e vendit të dytë.
sfidanti.al