Diego Armando Maradona ditët e fundit është vënë në qendër të polemikave për shkak të deklaratës së tij se nuk mund të quhet lider një futbollist që shkon 20 herë në banjë dhe në media të gjithë nënkuptuan se El Pibe de Oro e kishte fjalën për Lionel mesin. tTrajneri aktual i Dorados, vendosi të sqarojë njëherë e mirë situatën e krijuar për shkak të polemikave që kanë shpërthyer duke thënë se në asnjë moment nuk e kishte përmendur emrin e kapitenit të Barcelonës e Argjentinës.
‘Ka persona që duan të më vënë kundër Mesit dhe nuk munden pasi miqësia që ekziston mes nesh është më e madhe se historitë që shkruajnë gazetarët-tha Maradona-e di kush është Mesi dhe është lojtari më i mirë në botë. Po, ka lojtarë që shkojnë 20 herë në banjë, por unë nuk e kam përmendur kurrë emrin e Lionel Mesit. Kjo është tjetër cështje’.
Duke u kthyer te ndeshja e Dorados, Maradona u shfaq në pankinë teksa mbështetej te patericat për shkak të astrozës në gjunjë që e ka penguar atë të ecë dhe që i ka shkaktuar dhimbje. Skuadra e tij e fitoi ndeshjen e radhës dhe në rrjetet sociale tashmë po bëjnë xhiron e botës videot dhe fotot e Maradonës që kërcen me futbollistët e tij në dhomat e zhveshjes.
sfidanti.al