Askush nuk e do Çelsin në Angli; është klubi më i urryer

Celsin nuk e do askush në Premier League, përvec tifozëve të tij, kuptohet. nga një sondazh i organizuar nga tabloidi ‘Mirror’ klubi londinez rezulton si më i urryeri në Angli. Pyetja për votuesit ishte se i shihnin apo jo me simpati secilën prej skuadrave të kampionatit anglez dhe nga përllogaritjet rezultoi se Celsi e Mancester Junajtid ishin skuadrat që gëzonin më pak simpati nga tifozët, me Blutë e Londrës që në këtë pikë kanë një përqindje pak më të lartë se  Djajtë e Kuq

Kështu Celsi gëzon një antipati në nivelin 68.7% , ndërsa për mancester Junajtid, antipatia është 68.1%. podiumin në këtë pikë e plotëson Liverpuli i ndjekur nga Uest Hemi në vendin e katërt dhe arsenali në të pestin. Në krahun e kundërt, skuadrat që gëzojnë më shumë simpatinë e tifozëve dhe që renditen në  vendet e fundit përsa i përket antipatisë janë  Bërnli, Bërnmuth dhe hadërsfild që janë respektivisht në vendin e 18, 19 dhe të 20 në këtëe klasifikim të vecantë.

sfidanti.al